Rihapet thirrja për Ekspert të Edukimit për Aktivitetet e SmartLab-eve

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)

Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech për

“Ekspert i Edukimit për aktivitetet e SmartLab-eve”

SHQIPËRIA

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech

Titulli i detyrës: Ekspert i Edukimit për aktivitetet e SmartLab-eve

Banka Botërore po financon Programin “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, me synimin që të transformojë të mësuarit, të modernizojë shërbimin ndaj klientit dhe të sigurojë akses për të gjithë qytetarët, së bashku me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI në vijim) si agjencia kryesore e zbatimit të Programit.

Programi strukturohet në tre Fusha Rezultatesh:

Fusha e Rezultateve 1: Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit. Kjo FR do të mbështesë qëllimet e programit qeveritar për përmirësimin e: (i) përdorshmërisë, efikasitetit dhe proaktivitetit të portalit e-Albania; dhe (ii) cilësisë së shërbimeve digjitale, për të ofruar zgjidhje të përparuara dhe ndërvepruese në platforma të sigurta, si dhe për të përmirësuar Standardet e Shërbimit Digjital.

Fusha e Rezultateve 2: Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale.Kjo FR do të mbështesë objektivat e programit për Transformimin Digjital Shqiptar, për të transformuar të mësuarit, për të modernizuar shërbimin ndaj klientit dhe për të siguruar akses për të gjithë qytetarët.

Fusha e Rezultateve 3: Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.      Kjo FR mbështet Qeverinë e Shqipërisë në objektivat e programit të saj për: (i) forcimin e të dhënave të qeverisjes, sigurinë dhe transparencën e të dhënave; dhe (ii) adoptimin e sistemeve digjitale të mundshme, kërkesave dhe proceseve inteligjente. Përveç kësaj, aspekte të kësaj FR janë ndërvepruese për aq kohë sa mbështesin arritjet e rezultateve të FR 1 dhe 2: për shembull, shërbimet pro-aktive kërkojnë një kontroll të mirë të të dhënave.

Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një Ekspert të Edukimit për aktivitetet e SmartLab-eve, i cili do të ofrojë mbështetje të përgjithshme teknike për aktivitetet e SmartLab-et, me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e aktiviteteve për SmartLab-et, duke përfshirë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve dhe drejtorëve të shkollave, përdorimin e SmartLab-eve për ofrimin e kurrikulave të TIK dhe aftësive themelore, dhe monitorimin dhe vlerësimin e inputeteve dhe proceseve arsimore për arritjen e objektivave të SmartLab-eve.

Eksperti do të punojë në ambientet e MAS në Tiranë dhe me kohë të plotë gjatë peridhës së kryerjes së detyrës. Kohëzgjatja fillestare e detyrës është 12 muaj që nga nënshkrimi i kontratës dhe/ose hyrjes në fuqi së kontratës, dhe nëse specifikohet ndryshe në kontratë, me opsionin e rinovimit bazuar në performancën e punës. Ekspertit do t’i ofrohen mundësi për t’u zhvilluar profesionalisht, duke ndjekur trajnime dhe kurse gjatë periudhës së detyrës.

Përgjegjësitë e ekspertit do të jenë:

  • Koordinimi dhe lehtësimi i paraqitjes së kurrikulave të TIK të klasave 1-3 dhe mësimdhënien e kurrikulave të TIK, duke përdorur platformën Code Monkey.
  • Koordinimin dhe lehtësimin e mësimdhënies për Numeracionin në klasat 1-3, duke përdorur platformën Code Monkey dhe zgjedhjen e një platforme digjitale të përshtatshme për të mësuarit në mënyrë efektive të Numeracionit, për nxënësit e klasave 1-3.
  • Të punojë me mësuesit dhe ekspertët e arsimit për të forcuar aftësitë e mësimdhënies, duke përdorur SmartLab-et.
  • Në bashkëpunim me Drejtoritë/Sektorët përkatës të MAS, ASCAP dhe agjencitë e tjera të varësisë, të drejtojë përgatitjen e një strategjie dhe plani gjithëpërfshirës të zhvillimit të kapaciteteve, për përdorimin e teknologjisë në arsim brenda kuadrit të aktiviteteve të SmartLab-eve. Strategjia dhe plani do të përfshijë ngritjen e kapaciteteve të punonjësve në MAS, Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Vendore, mësuesve të TIK dhe klasave fillore, drejtorëve të shkollave dhe drejtuesve të rrjeteve të zhvillimit profesional të mësuesve.
  • Koordinon zbatimin e planit gjithëpërfshirës të ndërtimit të kapaciteteve, monitoron zbatimin dhe lehtëson procesin dhe vlerëson ndikimin e iniciativave për ngritjen e kapaciteteve.
  • Këshillon për ndërveprimet prindër/komunitet në shkollë për SmartLab-et.
  • Koordinon me institucionet përkatëse për zhvillimin e mjeteve të ndryshme të vlerësimit për të nxënët, vlerësimit formues dhe përmbledhës, vërteton mjetet dhe lehtëson zbatimin e tyre për nxënësit e klasave 1-3 në shkollat me SmartLab-e.
  • Ndihmon në ndarjen e vlerësimeve për mësuesit dhe shkollat, për të përmirësuar performancën.

Këto përgjegjësi i referohen veçanërisht Fushës së Rezultatit 2 dhe aktiviteteve të SmartLab-eve. Më shumë informacion mbi objektivin e detajuar të punës mund të gjeni në ToR-të që janë publikuar në faqen e AKSHI-t Termat e References – Ekspert i Edukimit për aktivitetet e SmartLab-eve)

Eksperti do t’i raportojë Menaxherit të Projektit të SmartLab-eve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin. Eksperti do të punojë në bashkëpunim me MAS, ASCAP dhe aktorë të tjerë, duke siguruar që projekti të menaxhohet në mënyrë efikase dhe në përputhje me objektivat e Dokumentit të Vlerësimit të Projektit (PAD), Marrëveshjes së Huasë dhe Manualit Operacional të Projektit (POM).

Kualifikimet e Ekspertit:

  • Diplomë Master në arsim ose në fushën e shkencave shoqërore të ngjashme.
  • Të paktën 5 vite përvojë të përgjithshme profesionale në arsim/mësues ose në fushën e lidhur me shkencat shoqërore.
  • Njohuri të mira në funksionimin e administratës, veçanërisht të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Shqipëri.
  • Njohuri të mira në fushën e arsimit ose shkencave shoqërore të ngjashme.
  • Aftësi drejtuese për të punuar në marrëdhënie matrice.
  • Kapacitet për të punuar në mënyrë të pavarur, të ketë vendimmarrje dhe të zgjidhë problematikat.
  • Aftësi për të ndarë prioritetet, për të punuar nën presion dhe për të trajtuar shumë detyra brenda afateve kohore të ngushta. Përvojë pune me ekipe ndërfunksionale.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën Angleze dhe Shqipe.
  • Aftësi kompjuterike (në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe softuerëve të tjerë, duke përfshirë softuerin e menaxhimit të projekteve);

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Kualifikimet e përgjithshme – 30 pikë
  2. Përvoja dhe aftësitë e përshtatshme për detyrën – 60 pikë
  3. Gjuha – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, Koha -kontrata e bazuar.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.

Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë, ose me e-mail në adresën burime.njerezore@akshi.gov.al brenda datës 23 Nëntor 2023.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Këshilli i Ministrave

Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri

info@akshi.gov.al