Kerkese per shprehje interesi per nje kompani per asistence teknike ne lidhje me te Dhenat e Hapura ODRA

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE -PËRZGJEDHJA E NJË KOMPANIE)
Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike të Standardit të Lartë përmes Operacionit Govtech
për
“Një kompani për Asistencë Teknike në lidhje me të Dhënat e Hapura”
SHQIPËRIA

 

 

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech

Titulli i detyrës: Kompani për Asistencë Teknike në lidhje me të Dhënat e Hapura

Duke patur parasysh mbështetjen afatgjatë të Bankës Botërore (BB) ndaj Qeverisë së Shqipërisë (QSH) në ofrimin e shërbimeve dhe digjitalizim, QSH ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Bankës Botërore në implementimin e agjendës së saj të transformimit digjital. Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë nisur zbatimin e një programi të ri për Rezultate (PforR), i cili hyri në fuqi në korrik 2023. Programi quhet “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, dhe synimi i tij është rritja e aksesit të barabartë dhe cilësisë së shërbimeve digjitale të zgjedhura në Shqipëri. Programi synon të forcojë sistemet kombëtare për të përshpejtuar kalimin në një mënyrë plotësisht të përqendruar te përdoruesi i ofrimit të shërbimeve digjitale, për t’i mundësuar Qeverisë së Shqipërisë të shfrytëzojë risitë e reja digjitale për impakt të prekshëm dhe për ta zhvendosur Shqipërinë në një pozicion dhe renditje të avancuar të GovTech.

Programi e mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave të zgjedhura nën agjendën e saj të transformimit digjital në tre Fusha të Rezultateve (FR):

  1. Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit,
  2. Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale,
  3. Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut. 

Nën Fushën e Rezultateve 3 të Programit të lartpërmendur, midis reformave të tjera të qeverisjes së të dhënave, Qeveria e Shqipërisë (QSH) është angazhuar për të përmirësuar transparencën e të dhënave dhe analitikat duke: (i) krijuar një “Magazinë të Dhënash” për të ruajtur një sasi të madhe të dhënash në formatin e tyre natyror për analiza të dhënash, duke respektuar kërkesat e mbrojtjes së të dhënave; (ii) realizimin e një Vlerësimi/analize të Gatishmërisë së të Dhënave të Hapura – Open Data Readiness Assessment  (ODRA), etj.

Objektivi i kësaj procedure është të kontraktojë një kompani ndërkombëtare konsulence (më tej, konsulenti) për të mbështetur AKSHI-n dhe Qeverinë e Shqipërisë në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe Programin për Rezultate, i cili aktualisht është në zbatim me Bankën Botërore.

Kohëzgjatja totale e kësaj detyre është vlerësuar në 17 javë. Në varësi të kohës së nënshkrimit të kontratës, produktet duhet të dorëzohen sipas afatit të përcaktuar në Termat e Referencës. Ky afat do të jetë më i detajuar në propozimin dhe raportin e fillimit.

Përgjegjësitë kryesore të Konsulentit përfshijnë:

  1. Të prodhojë një Raport Vlerësimi/analize të Gatitshmërisë së të Dhënave të Hapura (ODRA). Ky raport do të përfshijë edhe një plan veprimi për programin e të dhënave të hapura, që do të zbatohet nga Ministritë.
  2. Të prodhojë një Inventar të seteve të të dhënave nga të gjitha ministrat e linjës në gjendje të mbështesin publikimin e të dhënave në Portalin e të Dhënave të Hapura. Kjo do të përfshijë edhe rekomandime të qarta, bazuar në kritere të dakordësuara, për 5 institucione prioritare për të publikuar setet e të dhënave në Portalin e të Dhënave të Hapura.
  3. Të ofrojë udhëzime për institucionet prioritare lidhur me zgjedhjen e licencave standarde të përshtatshme dhe relevante për të dhënat e tyre të hapura, siç përcaktohet nga aktet nënligjore të Ligjit 33/2022.
  4. Të ofrojë orientim për ekspertët dhe rekomandime për botimin efektiv të të dhënave të identifikuara në data.europa.eu, një pikë qendrore e aksesit të të dhënave të hapura Europiane nga portatet ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, kombëtare, rajonale, lokale dhe të të dhënave gjeografike.
  5. Të prodhojë një shënim teknik lidhur me 5 institucionet prioritare.
  6. Të prodhojë një Strategji dhe Metodologji për Ripërdorimin dhe Ndikimin e të Dhënave të Hapura.
  7. Të propozojë aktivitete për Botimin e Meta-Data.

Më shumë informacion mbi fushën e detajuar të punës mund të gjenden në ToRs që janë të botuara në faqen e internetit të AKSHI-t .

Konsulenti do të raportojë dhe do të koordinojë ngushtë aktivitetet e tij me Njësinë e Koordinimit të Programit (NJK) pranë AKSHI-t. Të gjitha draftet e raporteve dhe arritjet do të shqyrtohen nga AKSHI, Banka Botërore dhe palët e tjera të interesuara përkatëse për të siguruar se gjetjet janë të pranueshme, dhe arritjet rishikohen në mënyrën e duhur.

Firma/ Konsorciumi Ndërkombëtar i Konsulencës që do angazhohet për këtë projekt do të duhet të ketë ekspertizën dhe përvojën e mëposhtme:

  • Përvojë specifike jo më pak se 10 vjet në ofrimin e shërbimeve konsulencë në fushat e e-qeverisjes, GovTech, sistemeve informative, shërbimeve elektronike, rindërtimin e shërbimeve publike, etj;
  • Përvojë e provuar në të paktën 2 projekte të ngjashme në 5 vitet e fundit;
  • Përvojë e provuar në lidhje me të dhënat e hapura qeveritare; njohuri me ekosistemet e të dhënave të hapura, komunitetin ndërkombëtar të të dhënave të hapura, dhe realizimin e ODRA në vendet në zhvillim;
  • Eksperienca të mëparshme të punës në një mjedis ndërkombëtar. Eksperienca në Ballkanin Perëndimor do të konsiderohej si një avantazh.

Firma e konsulenës duhet të angazhojë për këtë detyrë, dy ekspertë ndërkombëtarë dhe një ekspert lokal nga Shqipëria. Informacion më të detajuar në lidhje me kualifikimin e ekspertëve, gjeni në Termat e Referencës ku është publikuar thirrja në faqen e AKSHI-t.

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Kualifikimet e përgjithshme – 30 pikë
  2. Përvoja dhe aftësitë e përshtatshme për detyrën – 60 pikë
  3. Gjuha – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e IPF “Prokurimi në Financimin e Projekteve të Investimeve në Mallra, Punë, Shërbime Jo-Konsulence dhe Konsulence (Korrik 2016, Rishikuar Gusht 2017, Nëntor 2020), bazuar në metodën e zgjedhjes sipas Kualifikimeve të Konsulentit (CQ) Kontratë me Shumë të Padiskutueshme. Banka kërkon që firmat ose individët të përfshirë në prokurimin e IPF të Bankës nuk duhet të kenë konflikt interesi.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.

 

Shprehjet e interesit (CV, letër motivimi dhe dëshmi dokumentare të kualifikimeve të fituara) duhet të dorëzohen në shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë, ose nëpërmjet e-mail-it në burime.njerezore@akshi.gov.al  brenda datës 12 Mars 2024.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Këshilli i Ministrave
St. “Papa Gjon Pali2”, Tirana, Albania
info@akshi.gov.a