Aplikimi për pajisje me shërbimin e nënshkrimit elektronik kryhet nga llogaria personale si qytetar e aplikantit në portalin e-Albania duke përdorur shërbimin:
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese
Në shërbimin e mësipërm kryhet edhe aplikimi për rinovimin e nënshkrimit elektronik.
Aplikimi për shtetasit e huaj kryhet nga llogaria e biznesit në portalin e-Albania ku aplikanti është i punësuar duke klikuar në dritaren e aplikimit butonin “Apply for electronic signature”. Për shtetasit e huaj të dhënat personale plotësohen manualisht prej tyre.
Një manual vizual mbi kryerjen e aplikimit e gjeni këtu.
Përdoruesit të cilët përdorin USB Token për autentifikim, p.sh. operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme do të vazhdojnë të përdorin këtë teknologji.
Aplikimi për t’u pajisur për herë të parë me USB Token do të kyhet nga llogaria e tyre personale si qytetar duke përdorur shërbimin:
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese
Ndërsa, rinovimi i nënshkrimit elektronik të USB Token kryhet duke dorëzuar pranë AKSHI-t:
· Shkresën përcjellëse me kërkesen për rinovimin e nënshkrimit elektronik të firmosur dhe vulosur ( fizikisht) nga administratori
· Fotokopje të kartës së identitetit
· USB Token
Asistimi për këtë shërbim kryhet çdo ditë pune pranë zyrave të AKSHI-t në orarin 11:00-14:00
Për çdo informacion në lidhje me nënshkrimin elektronik, në mungesë të vetë personit mbajtës të nënshkrimit elektronik, çdo palë e tretë duhet të jetë e pajisur me prokurë të posaçme për individin për të marrë informacion.