Specialist prane Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist prane Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet Universitare per Arte te Bukura apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri në fushën e ‘fotografi-workshop’
  • Të ketë njohuri në ‘video-editor’
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.03.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje e librezës së punës;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).