Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin:
- Specialist në Sektorin TechSpace, Drejtoria e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Profesional në menaxhim biznesi, informatikë-ekonomike, inxhinieri-ekonomike/biznesi ose degë të ngjashme);
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune;
- Të njohë mire ekosistemin e startup-eve në Shqipëri e më gjerë;
- Të ketë aftësi të mira për koordinimin/organizimin e eventeve, programeve dhe strategjive në mbështetje/nxitje të startup-eve TIK dhe studentëve TIK;
- Të ketë njohuri mbi fazat e zhvillimit të një biznesi/modelet e biznesit;
- Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.03.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)