Drejtor, Drejtoria TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Në zbatim te Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Drejtor, Drejtoria TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Menaxhimi i politikave të teknologjisë së informacionit për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit kompjuterik financiar dhe fiskal
- Harton dhe përditeson në vazhdimësi Strategjitë/Politikat/Manualet, bazuar në ecurinë dhe zhvillimin e IT-së
- Informatizon proceset manual për lehtesimin e punës së përditshme të stafit të ministrise
- Vlerëson nevojat, problemet e çështjet specifike të strukturave të varësisë dhe, brenda autoritetit të tij vendimmarrës siguron plotësimin e tyre
- Parashikon investimet e reja, bazuar në zgjidhje bashkëkohore, hardware dhe software
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune.
- Të ketë aftësi shumë të mira në:
- Paketa Office
- Windows Server
- WordPress
- Të ketë njohuri të mira në:
- Windows Active Directory
- Microsoft Exchange Server
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.12.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.