Drejtor, Drejtoria TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor, Drejtoria TIK e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Menaxhimi i politikave të teknologjisë së informacionit për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit kompjuterik financiar dhe fiskal
  • Harton dhe përditeson në vazhdimësi Strategjitë/Politikat/Manualet, bazuar në ecurinë dhe zhvillimin e IT-së
  • Informatizon proceset manual për lehtesimin e punës së përditshme të stafit të ministrise
  • Vlerëson nevojat, problemet e çështjet specifike të strukturave të varësisë dhe, brenda autoritetit të tij vendimmarrës siguron plotësimin e tyre
  • Parashikon investimet e reja, bazuar në zgjidhje bashkëkohore, hardware dhe software

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në:
  • Paketa Office
  • Windows Server
  • WordPress
  • Të ketë njohuri të mira në:
  • Windows Active Directory
  • Microsoft Exchange Server
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.03.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.