Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Zbaton strategjinë e TechSpace dhe planin e aktiviteteve të saj;
  2. Harton programe për zhvillimin e kapaciteteve teknike të studentëve TIK dhe nxitjen e ideve novatore me synim krijimin e startup-eve të reja;
  3. Prezanton nevojat për trajnim të startup-eve/studenteve të regjistruar në TechSpace dhe rekomandon trajnimet e nevojshme;
  4. Harton dhe implementon programe trajnimi apo bashkëpunimi përmes modelit të inovacionit triple helix (qeveria, akademia dhe biznesi);
  5. Qëndron në kontakt me startup-et për të kuptuar nevojat e tyre me qëllim përshtatjen e programeve dhe shërbimeve të TechSpace;
  6. Përcakton, zbaton dhe ofron përmirësime të vazhdueshme për një portofol tërheqës të shërbimeve për startup-et;
  7. Bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të TechSpace;
  8. Është përgjegjës për infrastrukturën TIK brenda TechSpace;
  9. Asiston në aktivitetet apo konkurset e zhvilluara me bazë inovacionin teknologjik në TechSpace;
  10. Kryen raportime periodike ose sipas kërkesës së eprorit lidhur me frekuentimin e TechSpace, rezultatet e aktiviteteve që zhvillohen në të si dhe të programeve në zbatim për startup-et/studentët TIK;
  11. Asiston dhe ndihmon start-up-et në marketimin dhe zhvillimin e produkteve teknologjike;
  12. Monitoron dhe mban informacion të detajuar në lidhje me zhvillimet e inovacionit në vend dhe në botë;
  13. Qëndron i përditësuar me informacion mbi startup-et e reja të suksesshme në vend dhe botë;
  14. Përditëson me informacion faqen zyrtare web të TechSpace dhe rrjetet sociale të tij, duke bashkëpunuar edhe me drejtorinë përgjegjëse për promovimin mbi hartimin e lajmeve, njoftimeve apo materialeve promovuese;
  15. Raporton tek eprori i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e punës dhe problemet e hasura;
  16. Respekton rregullat e etikës në kontaktet zyrtare me eprorët dhe kolegët e tij, si dhe përfaqëson në mënyrën e duhur autoritetin;
  17. Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të drejtorisë;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Profesional në menaxhim biznesi, informatikë-ekonomike, inxhinieri-ekonomike/biznesi ose degë të ngjashme);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune;
  • Të njohë mire ekosistemin e startup-eve në Shqipëri e më gjerë;
  • Të ketë aftësi të mira për koordinimin/organizimin e eventeve, programeve dhe strategjive në mbështetje/nxitje të startup-eve TIK dhe studentëve TIK;
  • Të ketë njohuri mbi fazat e zhvillimit të një biznesi/modelet e biznesit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.