Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit te Zhvillimit dhe Mirembajtjes se Programeve, Drejtoria e TIK e Tatimeve
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Merr pjesë në hartimin e zgjidhjeve teknike për pasqyrimin e kërkesave të përdoruesve ne aplikimet përkatëse mbi të cilat do të bëhen zhvillime të reja apo ndryshime.
- Zhvillon ose merr pjesë në zhvillimin dhe ndryshimin e aplikimeve per Administraten Tatimore në përputhje me kërkesat e perdoruesve dhe specifikimet teknike.
- Siguron zbatimin e protokolleve te komunikimit me institucionet e tjera per shkembimin elektronik te te dhenave
- Merr pjesë në zgjidhjen e problemeve, njihet me situatat problematike ne aplikime dhe zgjidhjen e tyre.
- Dokumenton aplikimet e reja dhe ndryshimet e aplikimeve te ndertuara nga vete ai
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Te kete te pakten 1 vit eksperience pune;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
- Të ketë njohuri të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.11.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.