3 Specialistë, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov 

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • 3 Specialistë, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Monitoron sistemet qeveritare nepermjet platformave te sigurise kibernetike;
  2. Analizon log-et per te parandaluar incidentet kibernetike;
  3. Sigurohet per marrjen e masave perkatese nga adminstratoret e sistemeve;
  4. Trajnohet nga expertet e Microsoft per platformat dhe teknikat me te fundit te ruajtjes se sigurise kibernetike si dhe do te ndjeke trajnimet zyrtare ne portalin e Microsoft per te arritur ne certifikimet e meposhtme:
  • Microsoft Certified: Security Operations Analyst Associate – SC-200
  • Microsoft Certified: Identity and Access Administrator Associate – SC-300

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
  • Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre.
  • Të jetë i gatshëm për të punuar me turne (nevojitet gatishmëria për të punuar gjatë pasdites, mbrëmjes, fundjavave ose Festave Zyrtare).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 26.02.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.