Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe disa Institucione Varësie (DPS), Drejtoria TIK në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe disa Institucione Varësie (DPS), Drejtoria TIK në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Helpdesk dhe asistence teknike
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
  • Administrimi I rrjetit kompjuterik te institucionit
  • Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj
  • Menaxhimi I objekteve ne AD
  • Gjeneron te dhenat nga sistemi access control
  • Monitoron funksionimin e sistemeve te MD dhe propozon tek eprori nevojat e tyre

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues e-mail web server
    • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
    • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Ndjekja e procesit të përdorimit të Databazes nga përdoruesit (punonjësit);
  • Monitorimi i procesit të rregjistrimit të klientëve, shitjeve të standardeve dhe gjenerimit të raporteve në “DPS Standard Management and Information Sistem” (SMS);
  • Përditësimi i informacioneve në faqen e internetit (Përditësimi i informacioneve ekzistuese/shtimi I rubrikave të reja;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.12.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.