Specialist, pranë Drejtorise TIK ne Ministrine e Arsimit dhe Sportit (prane QSHA)
Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Drejtorise TIK ne Ministrine e Arsimit dhe Sportit (prane QSHA)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Helpdesk dhe asistence teknike
- Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
- Administrimi I rrjetit kompjuterik te institucionit
- Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj
- Menaxhimi I objekteve ne AD
- Gjeneron te dhenat nga sistemi access control
- Monitoron funksionimin e sistemeve dhe propozon tek eprori nevojat e tyre
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë 1 vit experience pune
- Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.02.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.