Specialist pranë Sektorit të Hartimit të Projekteve dhe Standarteve TIK, Drejtoria e Menaxhimit dhe Koordinimit te Investimeve e-Gov dhe TIK

Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për  vend të lire pune në pozicionin:

  • Specialist pranë Sektorit të Hartimit të Projekteve dhe Standarteve TIK, Drejtoria e Menaxhimit dhe Koordinimit te Investimeve e-Gov dhe TIK

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatikë Ekonomike, Informatikë, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në fusha të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Përbëjnë avantazh certifikime në fushën e menaxhimit të projekteve TIK
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( IV-1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.02.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).