Specialist, Sektori i IT ne Kryeministri (prane AKSIK), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vendin e lire te punes në pozicionin:

  • Specialist, Sektori i IT ne Kryeministri (prane AKSIK)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Helpdesk dhe asistence teknike
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
  • Administrimi i rrjetit kompjuterik te institucionit
  • Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj
  • Menaxhimi i objekteve ne AD
  • Gjeneron te dhenat nga sistemi access control
  • Monitoron funksionimin e sistemeve dhe propozon tek eprori nevojat e tyre

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e
  • Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit experience pune
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.05.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Të paktën një letër rekomandimi
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
  • Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.