Specialist, pranë Sektorit të Asistencës për Qytetarin, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania 

 Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Asistencës për Qytetarin, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Përgatitjen e përgjigjeve për e-mailet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë për përdorimin e portalit 
  • Identifikimin dhe përshkallëzimin e problemeve për zgjidhje sa më të shpejtë 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në profile të ngjashme . 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.