Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Brendshme (prane IKMT), Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Brendshme (prane IKMT), Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Asistencen help desk dhe teknike e stafit
  • Administrimin dhe kujdesin per rrjetin fizik, pajisjet qendrore dhe periferike te tij.
  • Konfigurimin e te gjitha platformave te cilat perdoren gjate punes se stafit te institucionit.
  • Administrimin e sistemeve Acess Control, kamerave te ambienteve te brendshme te godines dhe telefonise.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri të mira në:
  • Windows Active Directory
  • Microsoft Exchange Server
  • Menaxhimin e llogarise perdorues
  • E-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.11.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.