Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country” publikojnë listën e subjekteve të përzgjedhura që do të vijojnë me fazën e ardhshme të konkurrimit:

 

  Aplikuesi/Koordinatori Titulli i EDIH
1. ALBICT DIVA – Digital Valley Albania 1.0;
2. PROTIK DIU – Digital Innovation Unit;
3. Fakulteti Ekonomik AI4DigiT – Artificial Intelligence for DIGItal Transformation;
4. Tirana Business Universitety ADIh- Albanian Digital Innovation Hub;
5. Softics Data Science AGDT – Albanian Gateway to Digital Transformation;
6. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ISA- InnoSphereAI;
7. Fondi Shqiptar i Zhvillimit NEST – Network for Excellence in Smart Technologies;
8. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ORCID – Open Research Creation and Innovation in Digitalization;
9. One Albania T.A.H – Tirana AI Hub;
10. Instituti Kanadez i Teknologjisë TIH – Tirana Innovation Hub;

Në fazën paraprake për EDIH, në përgjigje të thirrjes së hapur për aplikime, u paraqitën 14 aplikime, të cilat u morën në shqyrtim, prej nga ku vetëm 10 subjekte përmbushën kriteret për të vijuar në fazën e ardhshme.

Tashmë thirrja është hapur nga Komisioni Evropian për EDIH dhe informacioni i plotë për të gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/digital-2023-edih-04-associated?tenders=false&programmePart=&callIdentifier=DIGITAL-2023-EDIH-04;

Afati i aplikimit është data 10.4.2024, ndërkohë që subjektet e interesuara mund të informohen rreth udhëzimeve në dokumentin e thirrjes së Komisionit Evropian, nëpërmjet linkut:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/docs/2021-2027/digital/ëp-call/2023/call-fiche_digital-2023-edih-04_en.pdf