Ja hapat, që operatorët turistikë apo të shërbimit duhet të ndjekin për të marrë leje

Nga data 3 qershor, në platformën e-Albania është shtuar shërbimi më i ri elektronik “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, si risi dhe si mundësia e vetme për subjektet akomoduese apo të shërbimit për të marrë në përdorim stacione plazhi. Një sistem tërësisht i ri, që garanton sigurinë e jetës, mbrojtjen e shëndetit, duke i dhënë njëhëerësh fund zaptimit të plazheve publike. Sipas shërbimit online në e-Albania, “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi” subjektet turistike do të aplikojnë për shfrytëzim të stacionit të plazhit vetëm për këtë sezon turistik, përkatësisht në datat 1 deri në 15 nëntor.

Shërbimi elektronik “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi” gjendet në këtë link në platformën e-Albania –> https://bit.ly/2XyFXhj
Përmes tij operatorët turistikë mund të kryejnë lehtësisht, pa asnjë kosto, procedurën e aplikimit online në e-Albania, duke ngarkuar dokumentet e kërkuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në përputhje me 2 faza specifike, duke eliminuar kategorikisht burokracitë, ecejaket dhe rryshfetet.
Subjektet, të cilat do të aplikojnë për leje, duhet të kenë paraprakisht planin e operimit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe foto të strukturës akomoduese të tij, dokumente që ngarkohen online në sistem. Afati maksimal për marrjen e shërbimit është 9-12 ditë.

Si kryhet aplikimi në e-Albania?

*Identifikohuni si Biznes në platformën e-Albania;

*Klikoni shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi” dhe të shtypin butonin “Përdor”;

*Plotësoni formularin elektronik, sipas formatit standard;

*Përzgjidhni numrin identifikues përkatës të stacionit të plazhit, sipas hartës digjitale të hapësirave të lejuara;

*Plotësoni informacionin e kërkuar, sipas tabelave dhe bashkëngjisni dokumentacionin, që i’u kërkohet gjatë aplikimit

Aplikimet tuaja do të verfikohen nga Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve (GTSHA), brenda 2 ditësh. Nëse aplikimi do të konsiderohet i saktë dhe dokumentacioni rezulton të jetë i plotë, i njëjti grup teknik do të njoftojë subjektin dhe njësinë vendore përkatëse për kualifikimin paraprak të tij.

Për të vijuar me kualifikimin final, subjektet duhet të ndjekin fazën e dytë negociuese, e cila parashikon një seri hapash, që duhen ndjekur sipas këtij linku –> https://bit.ly/2XyFXhj
Faza e tretë konsiston në pajisjen e subjektit me certifikatën e përdorimit të hapësirës së plazhit dhe lidhjen e kontratës me njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.

Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi

I japim fund gangrenës disavjeçare të zaptimit të plazheve.Subjektet akomoduese apo shërbimi, tashmë do mund të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë sezonit turistik 2020, duke klikuar opsionin “aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni, mjafton të ndiqni hapat e shpjeguara në videon e mëposhtme. Me e-Albania, sezon të mbarë turistik 😊

Posted by Linda Karçanaj on E mërkurë, 3 qershor 2020