Specialist, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (Dega Doganore Kapshticë), Drejtoria TIK e Doganave

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Komunikimit dhe Mbështetjes (Dega Doganore Kapshticë), Drejtoria TIK e Doganave

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  •  Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
    • Windows server
    • Paketa Office
    • WordPress
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues
    • e-mail web server
    • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
    • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.06.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

– Kërkesë për aplikim;

– CV;

– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

– Fotokopje të librezës së punës;

– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

– Të paktën një letër rekomandimi;

– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).