Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 174 datë 24.12.2019 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:
Drejtor, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
- Të ketë 5 vite eksperiencë pune;
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( II-b )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 16.12.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)