Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 6 vende të lira pune në pozicionet:
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Shëndetësinë (pranë AKBPM)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Shëndetësinë (pranë QKTGJ)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (MSHMS)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (pranë OSHKSH Tiranë)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (pranë OSHKSH Elbasan)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Mbrojtjen Sociale (pranë IIPP)
- 1 Specialist, pranë Sektorit të IT për Shëndetësinë (QKUM)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Helpdesk dhe asistence teknike
- Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
- Administrimi i rrjetit kompjuterik te institucionit
- Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj
- Menaxhimi i objekteve ne AD
- Gjeneron te dhenat nga sistemi access control
- Monitoron funksionimin e sistemeve te MD dhe propozon tek eprori nevojat e tyre
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) dhe (IV-3)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 16.07.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.