Specialist, pranë Sektorit te IT ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit (prane AKPyje), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit te IT ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit (prane AKPyje), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Menaxhon sistemet operative të bazuar në Windows;
  1. Instalon dhe mirëmban produktet e Microsoft Office;
  2. Konfiguron postën elektronike zyrtare në Microsoft Outlook dhë në SmartPhone/Tablet, si dhe kryen procedurat e backup për mailbox;
  3. Instalon dhe monitoron Antivirusin lokalisht;
  4. Siguron këshillim teknik për planifikim sistemesh;
  5. Konfiguron dhe mirëmban infrastrukturën LAN, përfshirë konfigurimet router/switch;
  6. Konfiguron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik, përfshirë kompjutera, ups, printer, skaner;
  7. Përmirësimi i parametrave të rrjetit dhe sistemeve të komunikimit për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta;
  8. Planifikim dhe projektim i kapaciteteve dhe parametrave të rrjetit;
  9. Instalon dhe riparon pjesët fizike të pajisjeve kompjuterike;
  10. Menaxhim i objekteve në AD, përfshirë krijimin e userave, rivendosjen e fjalëkalimit, shtimin e kompjuterave në domainin “gov.local”;
  11. Instalim/Konfigurim/Mirembajtje e serverave të institucionit;
  12. Menaxhim i platformës dhe përmbajtjes së serverëve virutale të institucionit;
  13. Raportimi i problematikave të mundshme për serverat fizike dhe virtuale të cilët hostojnë sisteme/website të institucioneve;
  14. Menaxhimi/Update i websiteve të institucioneve;

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë njohuri Sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacioniare;
  • Të ketë njohuri Framework të zhvillimeve të aplikacioneve web;
  • Të ketë njohuri Rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Siguria e të dhënave në rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Serine e standardeve ISO 27000.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 06.10.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.