Kerkese per shprehje interesi per Ekspert Nderkombetar te Sigurise Kibernetike

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)

Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech për

“Ekspert Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike”

Ref. Nr. AL-AKSHI-428918-CS-INDV 

SHQIPËRIA

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech 

Titulli i detyrës: Ekspert Ndërkombëtar i Sigurisë Kibernetike

Nr. Reference:  AL-AKSHI-428918-CS-INDV

Duke patur parasysh mbështetjen afatgjatë të Bankës Botërore (BB) ndaj Qeverisë së Shqipërisë (QSH) në ofrimin e shërbimeve dhe digjitalizim, QSH ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Bankës Botërore në implementimin e agjendës së saj të transformimit digjital. Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë nisur zbatimin e një programi të ri për Rezultate (PforR), i cili hyri në fuqi në korrik 2023. Programi quhet “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, dhe synimi i tij është rritja e aksesit të barabartë dhe cilësisë së shërbimeve digjitale të zgjedhura në Shqipëri.

Programi e mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave të zgjedhura nën agjendën e saj të transformimit digjital në tre Fusha të Rezultateve (FR):

  1. Rritja e Cilësisë së Shërbimeve Elektronike dhe Përvojës së Përdoruesit
  2. Përmirësimi i Aftësive Digjitale dhe Përfshirjes Digjitale
  3. Forcimi i Përparuesve Prioritarë GovTech.

Objektivi i kësaj procedure është të kontraktojë një Konsulent Individual i cili do të kryejë një vlerësim fillestar mbi statusin aktual të sigurisë kibernetike, si dhe mbështesë AKSHI-n me çështjet dhe detyrat e përditshme mbi sigurinë kibernetike dhe kryerja e vlerësimeve më të detajuara mbi temat specifike të sigurisë kibernetike sipas kërkesave të AKSHI.

Angazhimi pritet të fillojë në Gusht 2024. Niveli i angazhimit është maksimumi 100 ditë pune i shpërndarë në 18 muaj, me mundësi zgjatjeje të kontratës përtej vitit të parë, sipas nevojës. Nga 100 ditët e angazhimit, të paktën 50 ditë pune do të jenë fizikisht në ambientet e AKSHI-t.  

Përgjegjësitë kryesore të Konsulentit përfshijnë:

  1. SITUATA E FAZËS AKTUALE
  • Të rishikojë dokumentacionin e sigurisë kibernetike për komponentët e mbuluar nga Programi.
  • Te punojë ngushtë me përfituesin për të mbledhur informacion mbi statusin aktual të sigurisë kibernetike për komponentët në Program.
  • Të konsolidojë këtë informacion në vlerësimin fillestar duke ofruar një përshkrim narrativ të situatës së sigurisë kibernetike siç është dhe sfidave të mundshme të ardhshme.
  1. FAZA E KONSULTIMIT

 Lista e detyrave përfshin, por nuk kufizohet në, sa vijon.

  • Të mbështesë në zbulimin, hetimin dhe zbutjen e shfrytëzimeve dhe kompromiseve;
  • Të ndihmojë në zhvillimin ose përmirësimin e planeve të reagimit ndaj incidenteve për të adresuar dhe zbutur në mënyrë efektive incidentet e sigurisë kibernetike.
  • Të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe praktikave më të mira të sigurisë kibernetike për të forcuar pozicionin e përgjithshëm të sigurisë së qeverisë.
  • Të këshillojë mbi politikat, mjetet dhe pajisjet për të përmirësuar parandalimin, zbulimin dhe zgjidhjen e incidenteve;
  • Të monitorojë kërcënimet dhe tendencat e reja të sigurisë kibernetike në botë dhe japë rekomandime për masat proaktive të mbrojtjes.
  • Të ofrojë konsultim për kornizën normative-legjislative për sigurinë kibernetike dhe/ose udhërrëfyesin për t’u anëtarësuar në komunitetet ndërkombëtare;
  • Të ofrojë këshilla dhe konsulencë në fushën e bashkëpunimit dhe diplomacisë kibernetike;
  • Të kryejë trajnime për tema specifike me interes, p.sh. Advanced Persistent Threat (APT), për punonjësit e AKSHI-t;
  • Të ofrojë mbështetje specifike në zbulimin dhe zbutjen e APT-së dhe aktorëve të kërcënimit të sponsorizuar nga shteti;
  • Të ofrojë rekomandime për personelin e sigurisë kibernetike.
  • Të ofrojë këshilla dhe inpute në kohë për AKSHI-n për çështje të tjera të identifikuara dhe urgjente të sigurisë kibernetike, sipas nevojës.

Më shumë informacion mbi fushën e detajuar të punës mund të gjenden në ToRs që janë të publikura në faqen e internetit të AKSHI-t Klikoni Linkun: https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/ToR-Ekspert-i-Sigurise-Kibernetike-AL.pdf

Konsulenti i angazhuar për projektin duhet të ketë një perspektivë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike, incidentet kibernetike dhe menaxhimin e krizave (pra me një kuptim të mprehtë në kërcënimet kibernetike, por edhe me një këndvështrim strategjik, i fokusuar në mbrojtjen e sistemeve/shërbimeve qeveritare) dhe duhet të ketë ekspertizën dhe përvojën e mëposhtme:

  • Të paktën diplomë master në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, teknologji informacioni dhe sigurie kibernetike ose një kombinim ekuivalent i kualifikimeve akademike dhe përvojë pune në fushën e sigurisë kibernetike;
  • Përvoja të mëparshme në rolin e ekspertit ndërkombëtar të sigurisë kibernetike me fokus në analizën e politikave, diplomacinë kibernetike dhe rritjen e kapaciteteve kibernetike. Të paktën dhjetë vjet përvojë profesionale në sigurinë kibernetike, me ekspertizë ndërkombëtare në kërkimin dhe analizën e politikave, menaxhimin e krizave kibernetike, qëndrueshmërinë kibernetike dhe diplomacinë kibernetike.
  • Të paktën 3 vjet përvojë në përputhshmërinë me rregulloret dhe direktivat e BE-së për sigurinë kibernetike dhe sigurinë e informacionit;
  • Përvojë e demonstruar në kryerjen e vlerësimeve të sigurisë kibernetike, duke marrë në analizë edhe përputhshmërinë me BE-në.
  • Përvojë e dëshmuar dhe ekspertizë mbi rreziqet digjitale dhe qëndrueshmërinë kibernetike për të mbështetur përmirësimin e kuadrit rregullator kombëtar.
  • Përvojë me teknologji dhe produkte të ndryshme sigurie, p.sh. Siguria e resë kompjuterike e Microsoft Azure konsiderohet një avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në gjuhën angleze.

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Kualifikimet e përgjithshme – 30 pikë
  2. Përvoja dhe aftësitë e përshtatshme për detyrën – 60 pikë
  3. Gjuha – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018, nëntor 2020 bazuar në metodën e përzgjedhjes së konsulentëve individualë, kontratë e bazuar në kohë.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve. 

Shprehjet e interesit (CV, letër motivimi dhe dëshmi dokumentare të kualifikimeve të fituara) duhet të dorëzohen nëpërmjet e-mail-it në aplikime.govtech@akshi.gov.al  brenda datës 14 Gusht, 2024.