“Aplikimi për konkurim për punësim në “Mësues për Shqipërinë”, online tek e-Albania!

Portali e-Albania nuk resht së ofruari të tjera shërbime të reja të dobishme për qytetarët dhe bizneset, e këtë radhë lajmi i mirë është për mësuesit e rinj në pritje të punësimit në sistemin parauniversitar.

Nga kjo e enjte, 4 korrik, e deri me datë 19.07.2024, aplikimi i konkurrimit për punësim kryhet online nëpërmjet e-Albania, proces që garanton transparencë, vlerësim në bazë merite dhe shance të barabarta.

Ky është një proces që zhvillohet tërësisht përmes teknologjisë digjitale dhe pas përfundimit me sukses të provimit të shtetit, kandidati pajiset me licencën e ushtrimit të profesionit.

Shërbimi inovativ “Aplikim për konkurrim për punësim në “Mësues për Shqipërinë “, është një mënyrë efikase dhe e shpejtë, pasi nevojitet vetëm një plotësim formulari elektronik dhe vetëvlerësim i dosjes personale, që në fakt rezultati konvertohet automatikisht, duke sinkronizuar arritjet reale të kandidatëve.

Kandidatët duhet të klikojnë fillimisht në portalin e-Albania në shërbimin elektronik: “Aplikim për konkurrim për punësim në “Mësues për Shqipërinë”, https://shorturl.at/USrXs

Të plotësojnë të dhënat e nevojshme personale, si dhe të vlerësojnë vetë dosjen sipas:

  • Mesatares
  • Kategorisë
  • Dëshmive të gjuhëve të huaja
  • Përvojës personale

Automatikisht, renditja kryhet sipas një sistemi pikësh konvertuara në përputhje me nivelin kandidatit

Bashkë me provimin e informatizuar, sistemi mundëson rankimin e aplikuesve

  • Sipas zyrave arsimore
  • Sipas profileve që kanë aplikuar

Me dërgimin e kërkesës, aplikuesi pajisjet me një kod, me anë të të cilit mund të gjurmojë në çdo kohë ecurinë e procedurës nga ana e stafit të institucionit përgjegjës shtetëror.

Pas përfundimit të procedurës, njoftimi për aprovimin apo refuzimin e aplikimit dërgohet direkt në rubrikën “Mesazhet e mia” si dhe në e-mail-in e përdorur për t’u regjistruar në portal. Në çdo kohë kandidatet do të mund të shikojnë renditjen sipas profilit dhe zyrës arsimore.

Ndërsa, kandidatët të cilët kanë zgjedhur për të dhëne provimin e informatizuar do të njoftohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për të dhënë provimin.

Kjo risi digjitale e-Albania është një hap drejt modernizimit dhe efikasitetit në sektorin e arsimit, duke u përpjekur për të siguruar qasje të lehtë dhe transparente për mësuesit që janë në kërkim të një pune. e-Albania vazhdon të ofrojë zgjidhje inovative për të gjithë qytetarët, duke përmirësuar përvojën e tyre në shfrytëzimin e shërbimeve publike në mënyrë të barabartë dhe të përshtatshme.