Mesatarisht 1300 aplikime në vetëm 1 ditë

Bum aplikimesh online për pajisjen me pasaportë biometrike! Rreth 59 mijë aplikime në 1 muaj e gjysëm, ndërsa në vetëm 1 ditë numërohen mesatarisht 1300 aplikime online përmes e-albania. Shifra rekord, që dëshmojnë rëndësinë e të transformimit online të këtij shërbimi, por edhe ndryshimin e jashtëzakonshëm, që përdorimi i e-albania ka sjellë në jetën e qytetarëve nga muaji maj, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe respektimit të protokolleve të sigurisë veçanërisht në kushtet e përhapjes së pandemisë Covid-19, por që i shkurton kohë dhe i eliminon ecejaket sporteleve në këto ditë ku temperaturat kanë arritur pikun.
Nga data 11 maj, përmes shërbimit të dedikuar online në e-albania “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”, qytetarët mund ta bejnë online edhe plotësimin e formularit të aplikimit për pasaportë edhe rezervimin e takimit në zyrat e aplikimit, duke lehtësuar jetën e tyre dhe reduktuar burokracitë për marrjen e shërbimeve publike. Pasi i duhet të paraqiten vetëm 1 herë në zyrat e aplikimit, duke eliminuar 2 procese njëherësh: Plotësimin e formularit dhe rezervimin e takimit, që tanimë prej 1 muaji e gjysmë kryhen vetëm online.

Si aplikohet online për aplikim apo rinovim të pasaportës biometrike?

*Identifikohuni si QYTETAR në portalin e-Albania

Kërkoni shërbimin ”Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”

Plotësoni fushat e kërkuara dhe shtypni butonin Dërgo

Ju do të njoftoheni në vijim me mesazh dhe e-mail, nëse formulari është plotësuar ose jo në përputhje me procedurat e kërkuara ligjore nga Policia e Shtetit

Pjesë e mesazhit konfirmues do të jetë edhe linku, ku ju duhet të rezervoni datën dhe orën për t’u paraqitur personalisht me qëllim vijimin e aplikimit

Procedurë e thjeshtë online, që zgjat vetëm 2 minuta!

Aplikimet për pasaporta biometrike në e-Albania

📌 Shifrat janë treguesi më i mirë i punës sonë. Po ndaj me ju një FAKT. U bënë 45 ditë që qytetarët aplikojnë për pasaportën e re në e-Albania. Dhe në kaq pak kohë janë 59 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar, ose rreth 1300 të shërbyer çdo ditë. 📌 Mendoni pak sa kohë u është kursyer qytetarëve dhe mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët dikur vinin në Shqipëri vetëm për të rinovuar pasaportën dhe humbnin javë të tëra nëpër zyra, derisa mbaronin punë.📌 e-Albania, jo vetëm i dha fund radhëve e pritjeve të gjata në këtë vapë përvëluese por po ndihmon edhe në frenimin e pandemisë. 🙏Aplikimi për pasaportën e re zgjat vetëm 2 minuta, aq sa ju duhet për të ndjekur videon e mëposhtme. 😊🙏👇Pa radhë, pa kosto, 0 korrupsion

Posted by Linda Karçanaj on Saturday, 4 korrik 2020