Deri më datë 31 korrik bizneset shqiptare dhe të huaja duhet të depozitojnë bilancet vjetore pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve, nëpërmjet portalit e-Albania.

Procedura online kryhet me lehtësi dhe finalizohet në pak minuta nga administratorët apo personat e autorizuar. Por administratorët apo personat e autorizuar prej tyre duhet t’i ngarkojnë  pasqyrat financiare dhe dokumentacionet e tjera përmbledhëse vjetore vetëm pasi të kenë nënshkrimin elektronik, një aset i çmuar i arritjeve të digjitalizimit në Shqipëri, që jep mundësine e firmosjes së një sërë dokumentacionesh elektronikisht, kudo dhe kurdo.

Si funksionon mënyra e dërgimit të dokumenteve?

Shërbimin e posaçëm bizneset e gjejnë tek e-Albania të emërtuar si: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj) Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators)” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12582
Shumica e bizneseve tashmë janë mësuar me ritualin e depozitimit të dokumenteve më sipër.

Portali e-Albania ka publikuar një video orientuese për hapat që duhet të kryhen deri në finalizimin me sukses të formatit të aplikimit (video)

Procedura rutinë kryhet vetëm në pak minuta dhe ngarkimi i dokumentacioneve nuk merr aspak kohë. Bizneset, edhe në rast se administratori apo personi i autorizuar nuk e kanë ende nënshkrim elektronik, mund ta përfitojnë mundësinë falas me një afat vlefshmërie dyjavor , duke përdorur shërbimin: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13521) dhe duke zgjedhur në formularin e aplikimit, opsionin e aplikimit për regjistrim fillestar,