Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin:
- Përgjegjës në Sektorin e Programimit, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare
- Të ketë mbaruar studimet universitare domosdoshmërisht për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri shumë të mira në Angular 2+, Ionic 2+, NodeJS (ExpressJS), GraphQL, MySQL, Postgres, SQL Server, .NET core, NGINX, Apache, Docker, Prisma, Neo4J, PHP;
- Eksperiencë me librari moderne JavaScript dhe tools-et përkatëse;
- Njohuri mesatare për Linux;
- Aftësi shumë të mira në WordPress (aftësitë për të zhvilluar plugin-e përbëjnë avantazh);
- Aftësi të mira në UX (Adobe XD përbën avantazh) dhe përshtatje të dizajneve;
- Njohuri për problemet e kompatibilitetit cross-browser si dhe performancës së pajisjeve të ndryshme me teknologjitë e ndryshme;
- Njohuri shumë të mira në HTML, CSS, Bootstrap dhe teknologji të ngjashme web;
- Familjaritet me framework-et server-side;
- Njohuritë në DevOps përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-A/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 03.07.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)