Vendosja e komunikimit online mes institucioneve shtetërore dhe qytetarëve dhe bizneseve përmes platformës unike e-Albania ka sjellë lehtësi të mëdha në ofrimin cilësor të shërbimeve publike shqiptare.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, si institucioni përgjegjës për inovacionin në vend, po luan një rol kyç, si për krijimin e zgjidhjeve teknike, ashtu edhe për menaxhimin e sistemeve elektronike për ndërveprimin e suksesshëm të tyre dhe për sjelljen e produktit konkret për publikun, përmes platformës e-Albania.

Janë 615 shërbime elektronike, me anë të të cilave kryhen aplikime, gjenerohen dokumente dhe kryhen pagesa elektronike.

Por, bashkë me paketën e gjerë të shërbimeve elektronike, vijnë edhe një mori pyetjesh dhe paqartësish nga përdoruesit, të cilëve iu është krijuar hapësira e posaçme që të komunikojnë me institucionet, për t’u asistuar sa herë që ata kanë problem.

Pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, është instaluar prej 2015 një ekip i specialistësh, të cilët janë në shërbim të vazhdueshëm për t’u dhënë përgjigje çdo lloj ankese apo shqetësimi që adresojnë përdoruesit e platformës.

Një prej shqetësimeve më të shpeshta që vjen përmes komunikimit elektronik është humbja e fjalëkalimit të llogarisë dhe kërkesa për ripajisje me fjalëkalim të ri. Ose, një tjetër kërkesë për asistencë janë edhe problematikat që shfaqen gjatë procedurave për dorëzimin e bilanceve dhe raporteve të auditit, të cilat bizneset kanë detyrë që t’i dorëzojnë çdo vit pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve, përmes e-Albanias.

Më poshtë gjeni një listë me pyetjet më të shpeshta, shoqëruar me komentet sqaruese për secilën prej tyre:

*Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit

Përdoruesi: Shfaqet mesazhi “Ju keni një cështje të hapur”
Përgjigjja: Subjektet nuk mund të krijojnë një aplikim të ri ndërkohë që e kanë një aplikim në proces.

Përdoruesi: Vlerësohet aplikimi me gabime validimi dhe nuk aprovohet nga QKB
Përgjigjja: Subjektet ndryshojnë formatin e dokumentetve të ngarkuara nga QKB, gjë që sjell validimin me gabime dhe mosaporivimin e cështjes nga QKB.

*Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik

Përdoruesi: Është aprovuar aplikimi, por s’di ku të printoj certifikaten e NUIS
(?!)
Përgjigjja:  Subjektet mund të gjenerojnë certifikiatën e NUIS nëpërmjet shërbimit
“Certifikatë Regjistrimi”

Përdoruesi: Është refuzuar aplikimi
Përgjigjja : Subjektet duhet të dergojne një aplikim të ri duke u siguruar që të permbushim arsyet e refuzimit nga QKB

Përdoruesi: Aplikim për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik

Përdoruesi: Është aprovuar aplikimi për ndryshimin por nuk është pasqyruar në ekstrakt.
Përgjigjja: Pasyrimi në ekstrakt bëhet nga QKB

Përdoruesi : Aplikim për vërtetim deklarimi për punësim për shtetas të BE-së, Zonës Shengen, të SHBA-së, Republikës së Kosovës

Përdoruesi: Ka kthyer përgjigje institucioni për plotësim dokumentacioni por nuk di ku ta ngarkoj (?!)
Përgjigjja: Qytetari duhet të aksesojë përsëri shërbimin që ka përdorur për dërgimin e aplikimit dhe të ngarkojë dokumentin në seksionin përkatës.
*Leje pune e tipit A, B, C, D

Përdoruesi: Ka kthyer përgjigje institucioni për plotësim dokumentacioni por nuk di ku ta ngarkoj (?!)
Përgjigjja: Qytetari duhet të aksesojë përsëri shërbimin që ka përdorur për dërgimin e aplikimit dhe të ngarkoje dokumentin në seksionin perkatës.

*Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti

Përdoruesi: Kam dërguar aplikimin për pasaporten por nuk kam marrë përgjigje.
Përgjigjja: Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 6-8 javë.

Përdoruesi : Më është caktuar shumë vonë data e takimit në ambasadë/konsullatë.
Përgjigjja: Data e takimit vendoset nga zyra konsullore ku dërgohet aplikimi.