KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)
Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech për
“Ekspert Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike”
Ref. Nr. AL-AKSHI-428918-CS-INDV
SHQIPËRIA
Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech
Titulli i detyrës: Ekspert Ndërkombëtar i Sigurisë Kibernetike
Nr. Reference: AL-AKSHI-428918-CS-INDV
Duke patur parasysh mbështetjen afatgjatë të Bankës Botërore (BB) ndaj Qeverisë së Shqipërisë (QSH) në ofrimin e shërbimeve dhe digjitalizim, QSH ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Bankës Botërore në implementimin e agjendës së saj të transformimit digjital. Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë nisur zbatimin e një programi të ri për Rezultate (PforR), i cili hyri në fuqi në korrik 2023. Programi quhet “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, dhe synimi i tij është rritja e aksesit të barabartë dhe cilësisë së shërbimeve digjitale të zgjedhura në Shqipëri.
Programi e mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave të zgjedhura nën agjendën e saj të transformimit digjital në tre Fusha të Rezultateve (FR):
- Rritja e Cilësisë së Shërbimeve Elektronike dhe Përvojës së Përdoruesit
- Përmirësimi i Aftësive Digjitale dhe Përfshirjes Digjitale
- Forcimi i Përparuesve Prioritarë GovTech.
Objektivi i kësaj procedure është të kontraktojë një Konsulent Individual i cili do të kryejë një vlerësim fillestar mbi statusin aktual të sigurisë kibernetike, si dhe mbështesë AKSHI-n me çështjet dhe detyrat e përditshme mbi sigurinë kibernetike dhe kryerja e vlerësimeve më të detajuara mbi temat specifike të sigurisë kibernetike sipas kërkesave të AKSHI.
Angazhimi pritet të fillojë në Gusht 2024. Niveli i angazhimit është maksimumi 100 ditë pune i shpërndarë në 18 muaj, me mundësi zgjatjeje të kontratës përtej vitit të parë, sipas nevojës. Nga 100 ditët e angazhimit, të paktën 50 ditë pune do të jenë fizikisht në ambientet e AKSHI-t.
Përgjegjësitë kryesore të Konsulentit përfshijnë:
- SITUATA E FAZËS AKTUALE
- Të rishikojë dokumentacionin e sigurisë kibernetike për komponentët e mbuluar nga Programi.
- Te punojë ngushtë me përfituesin për të mbledhur informacion mbi statusin aktual të sigurisë kibernetike për komponentët në Program.
- Të konsolidojë këtë informacion në vlerësimin fillestar duke ofruar një përshkrim narrativ të situatës së sigurisë kibernetike siç është dhe sfidave të mundshme të ardhshme.
- FAZA E KONSULTIMIT
Lista e detyrave përfshin, por nuk kufizohet në, sa vijon.
- Të mbështesë në zbulimin, hetimin dhe zbutjen e shfrytëzimeve dhe kompromiseve;
- Të ndihmojë në zhvillimin ose përmirësimin e planeve të reagimit ndaj incidenteve për të adresuar dhe zbutur në mënyrë efektive incidentet e sigurisë kibernetike.
- Të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe praktikave më të mira të sigurisë kibernetike për të forcuar pozicionin e përgjithshëm të sigurisë së qeverisë.
- Të këshillojë mbi politikat, mjetet dhe pajisjet për të përmirësuar parandalimin, zbulimin dhe zgjidhjen e incidenteve;
- Të monitorojë kërcënimet dhe tendencat e reja të sigurisë kibernetike në botë dhe japë rekomandime për masat proaktive të mbrojtjes.
- Të ofrojë konsultim për kornizën normative-legjislative për sigurinë kibernetike dhe/ose udhërrëfyesin për t’u anëtarësuar në komunitetet ndërkombëtare;
- Të ofrojë këshilla dhe konsulencë në fushën e bashkëpunimit dhe diplomacisë kibernetike;
- Të kryejë trajnime për tema specifike me interes, p.sh. Advanced Persistent Threat (APT), për punonjësit e AKSHI-t;
- Të ofrojë mbështetje specifike në zbulimin dhe zbutjen e APT-së dhe aktorëve të kërcënimit të sponsorizuar nga shteti;
- Të ofrojë rekomandime për personelin e sigurisë kibernetike.
- Të ofrojë këshilla dhe inpute në kohë për AKSHI-n për çështje të tjera të identifikuara dhe urgjente të sigurisë kibernetike, sipas nevojës.
Më shumë informacion mbi fushën e detajuar të punës mund të gjenden në ToRs që janë të publikura në faqen e internetit të AKSHI-t Klikoni Linkun: https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/ToR-Ekspert-i-Sigurise-Kibernetike-AL.pdf
Konsulenti i angazhuar për projektin duhet të ketë një perspektivë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike, incidentet kibernetike dhe menaxhimin e krizave (pra me një kuptim të mprehtë në kërcënimet kibernetike, por edhe me një këndvështrim strategjik, i fokusuar në mbrojtjen e sistemeve/shërbimeve qeveritare) dhe duhet të ketë ekspertizën dhe përvojën e mëposhtme:
- Të paktën diplomë master në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, teknologji informacioni dhe sigurie kibernetike ose një kombinim ekuivalent i kualifikimeve akademike dhe përvojë pune në fushën e sigurisë kibernetike;
- Përvoja të mëparshme në rolin e ekspertit ndërkombëtar të sigurisë kibernetike me fokus në analizën e politikave, diplomacinë kibernetike dhe rritjen e kapaciteteve kibernetike. Të paktën dhjetë vjet përvojë profesionale në sigurinë kibernetike, me ekspertizë ndërkombëtare në kërkimin dhe analizën e politikave, menaxhimin e krizave kibernetike, qëndrueshmërinë kibernetike dhe diplomacinë kibernetike.
- Të paktën 3 vjet përvojë në përputhshmërinë me rregulloret dhe direktivat e BE-së për sigurinë kibernetike dhe sigurinë e informacionit;
- Përvojë e demonstruar në kryerjen e vlerësimeve të sigurisë kibernetike, duke marrë në analizë edhe përputhshmërinë me BE-në.
- Përvojë e dëshmuar dhe ekspertizë mbi rreziqet digjitale dhe qëndrueshmërinë kibernetike për të mbështetur përmirësimin e kuadrit rregullator kombëtar.
- Përvojë me teknologji dhe produkte të ndryshme sigurie, p.sh. Siguria e resë kompjuterike e Microsoft Azure konsiderohet një avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në gjuhën angleze.
Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Kualifikimet e përgjithshme – 30 pikë
- Përvoja dhe aftësitë e përshtatshme për detyrën – 60 pikë
- Gjuha – 10 pikë
Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018, nëntor 2020 bazuar në metodën e përzgjedhjes së konsulentëve individualë, kontratë e bazuar në kohë.
Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.
Shprehjet e interesit (CV, letër motivimi dhe dëshmi dokumentare të kualifikimeve të fituara) duhet të dorëzohen nëpërmjet e-mail-it në aplikime.govtech@akshi.gov.al brenda datës 14 Gusht, 2024.