Vetëm për ata, që kanë dokument mjekësor!

Nga data 19 prill personat, që kanë probleme shëndetësore dhe që kanë takime të planifikuara mjekësore do të marrin “Leje për Arsye Shëndetësore” në e-Albania. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama, bëri me dije se kjo është një tjetër lehtësi për lëvizjen e qytetarëve, si edhe një mundësi e shtuar për të kontrolluar lëvizjen e tyre, në një situatë të jashtëzakonshme pandemie, që rrezikon jetën e gjithësecilit prej nesh.

Aplikimi në e-Albania për “Leje për Arsye Shëndetësore”

Fillimisht duhet të identifikoheni në platformë përmes llogarisë tuaj dhe të kërkoni shërbimin “Leje për dalje”.
(https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13659)

Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore” dhe shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës.
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet dhe mjeti është në pronësinë tuaj, ai do t’ju shfaqet automatikisht në listë.
Në rastet kur mjeti nuk është në pronësinë tuaj, ju duhet të shkruani: Targën, Numrin dhe numrin e Shasisë së tij për të vijuar me butonin “Dërgo”, i cili konfirmon se aplikimi juaj u krye me sukses!

*Miratimi nga e-Albania do t’ju mbërrijë në moment në adresën e-mail dhe numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kujdes! Mos qarkulloni pa dokumentin mjekësor, që justifikon leje-daljen për arsye shëndetësore, sepse në të kundërt do të ndëshkoheni me gjobë për shkelje.

Leje për arsye shëndetësore

📌 “Leje për dalje” për arsye shëndetësore në e-Albania 📌 Qytetari duhet të ketë patjetër me vete një dokument shëndetësor📌Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër për rrugën Shtëpi-Qendër Shëndetësore-Shtëpi🟢HAPAT E APLIKIMIT- Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”-Zgjidhni opsionin "Leje për arsye shëndetësore";-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës📌Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t'ju shfaqet direkt në listë.Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tijDhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikiminMiratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-AlbaniaMë poshtë, video-procedura e thjeshtë e aplikimit 👇👇

Posted by Linda Karçanaj on E hënë, 20 April 2020