Dokumenti merret vetëm 1 herë dhe afishohet në mjediset e biznesit!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga java që vjen në platformën e-Albania bizneset e miratuara për hapje aktiviteti nga Ministria e Shëndetësisë mund të marrin vërtetimin online për vijimin e aktivitetetit të tyre.

Vërtetimi, i cili merret vetëm një herë, duhet të qëndrojë në mjedisin ku zhvillohet biznesi, si provë për t’ju paraqitur strukturave shtetërore, që do të intensifikojnë kontrollet e sigurisë në bizneset private dhe mjediset publike.

Gjeni në link listën e bizneseve të hapura në datat 20-26 prill:

(https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf”)

Në e-Albania, krahas listës së bzineseve të hapura do të gjeni edhe protokollet përkatëse të sigurisë, që duhet të plotësojë secili prej tyre, sipas profilit.

Në link, masat konkrete të sigurisë:

(https://e-albania.al/PopupBizneset/Protokollet_qe_duhet_te_zbatojne_bizneset_e_hapura.pdf)

Po shtetasit e huaj, që janë administratorë biznesesh në Shqipëri, a kanë të drejtë të marrin vërtetim online për subjekt ekonomik të hapur?

Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për vërtetim të subjektit ekonomik të hapur duke dërguar mesazh të thjeshtë në numrin: 55155, me format: VS NIPT NID

*VS është Vërtetim Biznesi

Nga ana tjetër, në Shqipëri jetojnë shtetas të huaj, të cilët gjithashtu përfitojnë lejedalje, duke aplikuar përmes numrit: 55155 sipas formateve specifike. Procesi vazhdon normalisht edhe për shtetasit e huaj që janë administratorë të biznesit, të cilët për të marrë vërtetim për subjekt ekonomik të hapur dërgojnë mesazh në formatin: VS NIPT NID, ku ‘VS’ është vërtetim biznesi.

Si merret vërtetimi online për aktivitet ekonomik të hapur?

Për t’u pajisur me këtë lloj vërtetimi ju duhet të identifikoheni në portalin e-Albania si Biznes.

Për të gjithë ju biznese që nuk jeni regjistruar ende në portal, lutemi të ndiqni procedurën standarde të regjistrimit që nis me:

*Identikohuni si administrator me kredencialet tuaja në e-Albania, klikoni butonin “Regjistro një biznes” dhe plotësoni të dhënat, që ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-Abania me NIPT-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”( https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13761)

Pasi klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

 

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-Albania. Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-Albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatoni në mjediset e bizneseve tuaja.

📌 Bizneset e hapura, duhet të ndjekin këtë procedurë të thjeshtë në e-Abania për t’u pajisur me vërtetimin përkatës!📌 Është shumë e rëndësishme të ndiqet protokolli i sigurisë, pikë për pikë!SI TA MERRNI NË MOMENT VËRTETIMIN! -Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.-Klikoni butonin Regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. -Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.-Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.-Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it te biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.KUJDES! Para së të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit tuaj dhe konsumatorëtPërdorni e-Albania

Posted by Linda Karçanaj on E Diele, 19 April 2020