Përgjegjës në Sektorin e Zhvillimit të e-Gov, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Zhvillimit të e-Gov, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune;
  • Eksperiencë me librari moderne JavaScript dhe tools-et përkatëse;
  • Njohuri mesatare për Linux;
  • Aftësi shumë të mira në WordPress (aftësitë për të zhvilluar plugin-e përbëjnë avantazh);
  • Aftësi të mira në UX (Adobe XD përbën avantazh) dhe përshtatje të dizajneve;
  • Njohuri shumë të mira në HTML, CSS, Bootstrap dhe teknologji të ngjashme web;
  • Familjaritet me framework-et server-side;
  • Njohuritë në DevOps përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.09.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)