Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Përgjegjës, pranë Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën në sektor;
- Identifikon dhe vepron për zgjidhjen e problemeve ose çështje teknike qe janë përgjegjësi e sektorit;
- Monitoron dhe menaxhon sistemet të ofruara nga infrastruktura qëndrore e-Gov dhe shërbimet e lidhura me të;
- Identifikon dhe kontribuon në zgjidhjen teknike të problemeve nga shtresa 4 në 6, të modelit OSI;
- Analizon, zhvillon dhe implementon politika dhe procedura mbi zhvillimin dhe jetëgjatësinë e sistemeve informatike, rritjen e efikasitetit dhe cilësinë e shërbimeve qeveritare;
- Zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi për projekte të ndryshme me sektorët e tjerë të drejtorisë dhe të institucionit;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë 3 vite eksperience;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.