Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Investimeve në TIK, Drejtoria e Kërkimit dhe Zhvillimit të e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Investimeve në TIK, Drejtoria e Kërkimit dhe Zhvillimit të e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Ndjek zbatueshmërinë e respektimit të standardeve dhe mendimeve nga AKSHI;
  2. Jep ekspertizën në procesin e hershëm të planifikimit të projekteve të rëndësishme strategjike, në momentin para buxhetimit;
  3. Punon për përcaktimin e parimeve dhe metodologjisë përkatëse të planifikimit dhe mbikëqyrjes së investimeve të SHI-së dhe të Qeverisjes Elektronike;
  4. Koordinimi i punës dhe investimeve në fushën TIK për të shmangur realizimin e investimeve të dubluara;
  5. Merr pjesë në grupe pune dhe kryen procedurat e prokurimit;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Ekonomik, Finance, Informatikë Ekonomike, apo në degë të tjera të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit experience pune
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.