Përgjegjës, pranë Sektorit të IT për Shendetesine, Drejtoria TIK e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 191 datë 18.11.2022 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Planifikon, organizon dhe monitoron punen ne sektor
  • Miremban infrastrukturen e serverave dhe kujdeset per integritetin e sherbimeve te lidhura me te
  • Siguron zhvillon dhe permireson sistemin e sigurise se serverave dhe bazave te te dhenave
  • Zhvillon politika dhe procedura per sistemet IT
  • Menaxhon sistemet operative të bazuar në Windows
  • Konfiguron postën elektronike zyrtare në Microsoft Outlook si dhe kryen procedurat e backup për mailbox
  • Siguron këshillim teknik për planifikim sistemesh
  • Konfiguron dhe mirëmban infrastrukturën LAN, përfshirë konfigurimet router/switch
  • Planifikon dhe projekton kapacitetet dhe parametrat e rrjetit
  • Monitoron dhe analizon incidentet e rrjetit dhe shërbimeve që varen prej tij

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë 3 vite eksperience;
  • Të ketë aftësi të mira në:
  • Administrim Network
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.12.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).