Karçanaj pret ekspertin e Akademisë estoneze për e-Qeverisjen

Shqipëria ka rritur maksimalisht vëmendjen në monitorimin dhe fokusimin e sigurisë kibernetike në vend pas sulmit të paprecedentë të meskorrikut të këtij viti.

Tashmë, Bashkimi Europian ka mundësuar që ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike të ofrojnë  mbështetjen e tyre në nivelin strategjik dhe teknik, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

Gjatë ditës së enjte, në mjediset e TechSpace, drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj priti në një takim mirëseardhjeje Klaid Mägi, nga Akademia estoneze për e-Qeverisjen, i cili për një periudhë 6-mujore do të jetë në Tiranë, si konsulent i kontraktuar nga BE-ja për fushën e sigurisë kibernetike.

Gjithashtu, AKSHI po bashkëpunon me eGA për shkëmbim ekspertize dhe jo vetëm, në fushën e sigurisë kibernetike në kuadër të mbështetjes së Delegacionit të BE-se në Shqipëri (EU ”Cybersecurity Rapid Response“).