Drejtor, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

            Drejtor, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Harton planin e integruar vjetor të drejtorisë, e përditëson dhe e paraqet atë tek Drejtori i Përgjithshëm;
  2. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme realizimin e planit vjetor nga ana e sektorëve;
  3. Aprovon procedurat dhe në mënyrë periodike vlerëson zbatimin e tyre;
  4. Mbikëqyr, orienton dhe këshillon përgjegjësit e sektorëve;
  5. Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të AKSHI-it;
  6. Ndjek implementimin e projekteve specifike, shënon dhe identifikon mundësitë  e reja për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga kjo drejtori, në koordinim me drejtori të tjera të AKSHI-it dhe Drejtoret  e Drejtorive në ministritë e Iinjës dhe/ose stafin IT brenda institucioneve qeveritare;
  7. Mbikëqyr detyrat për mbajtjen në funksionim të infrastrukturës dhe aplikacioneve të lidhura me shërbimet e Qendrës së Vazhdimësisë së Punës pranë AKSHI –it;
  8. Merr pjese dhe bashkëpunon me drejtorët e drejtorive të tjera të AKSHI-it, në dhënien e mendimeve për detajet teknike të lidhura me sistemet e-Gov të Qeverisë Shqiptare;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune;

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 07.03.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.