Specialist, pranë Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Zbaton strategjinë e inovacionit dhe nënproduktet e saj;
  2. Punon ngushtë me departamentin e projekteve për të identifikuar dhe shtuar koncepte novatore në sistemet dhe projektet e zhvilluara;
  3. Monitoron dhe mban informacion të detajuar në lidhje me zhvillimet e inovacionit në vend, rajon dhe botë;
  4. Krijon dhe modelon zgjidhje novatore në linjë me strategjinë dhe misionin e agjencisë;
  5. Merr pjesë dhe organizon me grupe pune sesione zhvillimore si webinar, seminar, takime në lidhje me projektet novatore të agjencisë;
  6. Bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e koncepteve novatore;
  7. Ndjek implementimin e projekteve specifike, shënon dhe identifikon mundësitë e reja për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga kjo drejtori, në koordinim me drejtori të tjera të AKSHI -it dhe drejtorët e drejtorive në ministritë e Iinjës dhe/ose stafin IT brenda institucioneve qeveritare;
  8. Koordinon dhe ndjek teknikisht projektin duke siguruar se kontraktori të zbatojë detyrat në përputhje me afatet e parapërcaktuara dhe të standardit dhe cilësisë së kërkuar;
  9. Mban kontakte të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit;
  10. Jep mendime, propozime për përmirësimin e punës së Sektorit dhe Drejtorisë;
  11. Raporton në mënyrë periodike, mbi ecurinë e punëve dhe detyrave të caktuara

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në menaxhimin e projekteve ndwrkombwtare);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.09.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.