Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit te Sistemit te Integruar Financiar, Drejtoria TIK në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë 

Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit te Sistemit te Integruar Financiar, Drejtoria TIK në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë  

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Helpdesk dhe asistence teknike 
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows 
  • Administrimi I rrjetit kompjuterik te institucionit 
  • Mirembajtje dhe konfigurim te kompjuterave, printerave etj 
  • Menaxhimi I objekteve ne AD 
  • Gjeneron te dhenat nga sistemi access control 
  • Monitoron funksionimin e sistemeve te MD dhe propozon tek eprori nevojat e tyre 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience; 
  • Të ketë aftësi të mira në: 
  • Administrim Network 
  • menaxhimin e llogarisë përdorues e-mail web server 
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve 
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 03.04.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.