2 Specialist, pranë Sektorit të Zhvillimit, Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 2 vende të lira pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit Sektorit të Zhvillimit, Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit të e-Gov  

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA: 

  • Aftësi në të paktën një gjuhë programimi si Java, PHP, Python, JavaScript .Net, ASP.Net. 
  • Kuptueshmeri te mire te parimeve OOP (programimit të orientuar nga objekti). 
  • Përvojë me teknologjitë e frontend per zhvillimin ne web (p.sh., HTML, CSS, PHP, JavaScript, framework React ose Angular). 
  • Përvojë me zhvillimin e backend-it duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave (SQL, NoSQL). 
  • Njohja me mjetet e kontrollit të versionit (p.sh., Git, GitLab). 
  • Kuptimi i metodologjive të zhvillimit (Agile, Scrum). 
  • Aftësia për të diagnostikuar dhe zgjidhur çështje teknike. 
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve. 
  • Përvojë me shërbimet cloud (AWS, Azure, GCP) dhe API. 
  • Njohuri për teknologjitë e kontejnerizimit dhe orkestrimit (Docker, Kubernetes). 
  • Kuptimi i proceseve të Integrimit/Zhvendosjes së Vazhdueshme (CI/CD). 
  • Përvojë me unit testing dhe framework të automatizuara të testimit (Junit, Mocha, Jest, PHPUnit, etj). 
  • Njohuri për praktikat e sigurta të kodimit dhe parimet e sigurisë kibernetike. 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Diplomë Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Matematikë, ose një degë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë 1 vit experience pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit  
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.