2 Specialistë, pranë Sektorit të i Koordinimit te Zgjidhjeve Smart, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 2 vende të lira pune në pozicionin:

2 Specialistë, pranë Sektorit të i Koordinimit te Zgjidhjeve Smart, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Sigurohet për përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale të lindura gjatë menaxhimi të projekteve smart;
  • Rishikon të gjithë dokumentacionin dhe raportet e prodhuara nga konsulentë/institucione të lidhura në kuadër të zbatimit të projekteve me zgjidhje smart;
  • Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat statistikore për ecurinë e zgjidhjeve smart;
  • Raporton në mënyrë periodike mbi ecurinë e projekteve smart dhe për çdo problematikë që mund të haset tek përgjegjësi i sektorit.
  • Ndjek ndryshimet në legjislacionin vendas, në veçanti ato që lidhen dhe ndikojnë në zbatimin e zgjidhjeve “Smart Albania” në Republikën e Shqipërisë;
  • Jep kontribut për bashkëpunim të mirë ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në implementimin e zgjidhjeve smart;
  • Shkruan dhe harton në bashkëpunim me drejtoritë e tjera teknike të institucionit termat e referencës dhe specifikimet teknike në lidhje me implementimin e sistemeve që ofrojnë zgjidhje smart;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (master shkencor) për Inxhinieri, Informatikë – Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Planifikim Urban apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në teknologjitë smart dhe analizimin/intepretimin e të dhënave të grumbulluara prej tyre;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.07.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Të paktën një letër rekomandimi
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.