Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Marrëdhënieve e-GOV me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Marrëdhënieve e-GOV me Institucionet 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Përgatit dhe prezanton për miratim tek Drejtori i Drejtorisë planin e punës për Sektorin e tij, në mënyrë periodike, sipas kalendarit të planifikimit Planin Vjetor, Mujor dhe Javor; 
  1. Përgatit dhe prezanton për miratim tek Drejtori i Drejtorisë objektivat e punës të Sektorit të tij, në mënyrë periodike, sipas kalendarit të planifikimit; 
  1. Raporton në mënyrë periodike, sipas intervaleve të planifikimit, për detyrat dhe objektivat e realizuara nga Sektori. Konkretisht kryen raportime javore, mujore, 6-mujore dhe vjetore; 
  1. Planifikon dhe raporton edhe përtej intervaleve të mësipërme punën e Sektorit të tij, me kërkesë të Drejtorit të Drejtorisë apo të Drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së. 
  1. Harton dhe propozon për miratim programe për modernizimin e punës në AKPT, si edhe të shërbimeve që ofron AKPT-ja; 
  1. Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e programeve për modernizimin e punës në AKPT, si edhe të shërbimeve të ofruara nga AKPT-ja; 
  1. Monitoron sistemet e informacionit në AKPT; 
  1. Mbikëqyr dhe kontrollon ndërhyrjen në sistemet e informacionit të AKPT-së në momente të nevojshme; 
  1. Organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën për mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit në AKPT; 
  1. Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e programit për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit, për segmentin IT; 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperience;
  • Të ketë aftësi të mira në: 
  • Administrim Network 
  • menaxhimin e llogarisë përdorues 
  • e-mail web server 
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve 
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente; 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.