Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit te It ne Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Helpdesk dhe asistence teknike stafit
- Administron, në Active Directory, userat, computerat, mailboxet etj
- Administron dhe kujdeset për rrjetin fizik, pajisjet qëndrore dhe periferike të tij.
- Administron, mirëmban dhe kujdeset për pajisjet elektronike.
- Editon sipas kërkesave websiten zyrtar.
- Administron sistemet e Acess Controle, kamerave të ambienteve të brendshme të godinës dhe telefonisë.
- Sugjeron nevojat për software, hardware
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Te kete te pakten 1 vit eksperience pune;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
- Të ketë njohuri të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 26.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.