Kerkese per shprehje interesi per Ekspert per Transformimin Digjital ne mbeshtetje te Njesise Koordinuese

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)

Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech për

“EKSPERT PËR TRANSFORMIMIN DIGJITAL NË MBËSHTETJE TË NJËSISË SË KOORDINIMIT”

Ref. Nr AL-AKSHI-427601-CS-INDV

SHQIPËRIA

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech

Titulli i detyrës: Ekspert për Transformimin Digjital në mbështetje të Njësisë së Koordinimit.

Nr. Referencë: AL-AKSHI-427601-CS-INDV

Banka Botërore po financon programin për “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, me qëllim transformimin e mësimit, modernizimin e shërbimit ndaj klientit dhe sigurimin e aksesueshmërisë për të gjithë qytetarët, me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI ) si agjenci kryesore zbatuese.

Programi është i strukturuar dhe mbështetur në tri fusha rezultatesh:

Fusha e Rezultateve 1 (RA1): Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.

Fusha e Rezultateve 2 (RA2): Rritja e aftësive dhe gjithëpërfshirjes digjitale.

Fusha e Rezultateve 3 (RA3): Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.

Objektivi i kësaj procedure është të rekrutojë një konsulent individual në Njësinë e Koordinimit (CU), i cili do të ofrojë mbështetje për Transformimin Digjital, në përputhje me Agjendën Digjitale të Shqipërisë 2022-2026, duke ofruar mbështetje teknike gjithëpërfshirëse. Eksperti i Transformimit Digjital pritet të punojë me kohë të pjesshme për një total të vlerësuar prej 50 ditësh pune gjatë 12 (dymbëdhjetë) muajve nga nënshkrimi i kontratës.

Përgjegjësitë e konsulentit do të jenë:

  • Të vlerësojë reformat dhe iniciativat ekzistuese të transformimit digjital për të identifikuar fushat për përmirësim dhe mundësi për inovacion.
  • Të zhvillojë një udhërrëfyes strategjik për transformimin digjital në përputhje me qëllimet dhe objektivat agjencisë.
  • Të krijojë një kornizë monitorimi për të ndjekur progresin e nismave të transformimit digjital. Të përcaktojë pikat kryesore, rezultatet dhe afatet kohore për transformimin digjital.
  • Të japë rekomandime për integrimin e teknologjive inovative, të tilla si AI (Artificial Intelligence), blockchain dhe analizat e të dhënave, për të përmirësuar shërbimet e administratës publike.
  • Të japë inpute/rekomandime teknike për përdorimin e mundshëm të AI në Qendrat Rinore të Inovacionit;
  • Të analizojë tendencat ndërkombëtare, peisazhin konkurrues dhe praktikat më të mira në transformimin digjital. Të hulumtojë dhe rekomandojë mjete, platforma dhe zgjidhje të mundshme digjitale për të mbështetur objektivat e transformimit.
  • Të monitorojë progresin dhe sugjerojë AKSHI-t se si të adresojë çdo çështje apo sfidë që lind gjatë fazës së zbatimit. Të identifikonjë rreziqet dhe sfidat e mundshme që lidhen me përpjekjet e transformimit digjital dhe të propozojë një plan për zbutjen dhe menaxhimin e ndryshimit.
  • Të angazhohet me drejtoritë përkatëse brenda AKSHI-t dhe aktorët kryesorë në hartimin gjithëpërfshirës të Strategjisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, duke siguruar një kuadër koheziv që përputhet me prioritetet kombëtare.
  • Të sugjerojë mekanizma monitorimi dhe vlerësimi për progresin e transformimit digjital, duke përfshirë rregullimet e propozuara sipas nevojës për të siguruar zbatimin e suksesshëm të nismave.
  • Të përgatisë raporte dhe prezantime gjithëpërfshirëse që përmbledhin gjetjet, arritjet dhe rekomandimet kryesore. Të kryejë rishikime pas zbatimit për të vlerësuar ndikimin e transformimit digjital dhe rezultatet e tij.
  • Të sigurojë të dhëna për raportet e Bankës Botërore në lidhje me programin GovTech, duke përfshirë raportet tremujore dhe raportet 6-mujore të statusit të zbatimit.
  • Të sigurojë të dhëna dhe/ose një draft të parë të një Strategjie të re Digjitale të mundshme 2027-2031 ose Plani të Zgjeruar të Veprimit (për shembull, 2026-2028).

Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e Referencës (ToR) në faqen e AKSHI: https://akshi.gov.al/.

Kualifikimet e Konsulentit:

  • Diplomë master në fushat si Teknologjia e Informacionit, Administrimi i Biznesit ose Administrata Publike.
  • Minimumi 7 vite përvojë pune në projekte që mbulojnë një gamë të gjerë iniciativash të transformimit digjital brenda sektorit publik, sektorit të biznesit dhe OSHC-ve.
  • Përvojë e mëparshme me Inteligjencën Artificiale, Blockchain, etj. në nivel politikash, konsiderohet si avantazh.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues në ekip si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të ndërmarrë detyra.
  • Ekspertizë e demonstruar në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë, institucionet publike lokale dhe qendrore, akademinë, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e biznesit.
  • Njohja e thelluar e teknologjive në zhvillim dhe aplikimet e tyre në administratën publike është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze dhe shqipe.
  • Aftësi të shkëlqyera IT në përdorimin e Microsoft Office dhe softuerëve të tjerë, duke përfshirë softuerin e menaxhimit të projekteve.

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Kualifikimi i përgjithshëm – 30 pikë
  • Përshtatshmëria për detyrën – 60 pikë
  • Gjuha – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, kontratë e bazuar në kohë.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.

Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë ose me e-mail në adresën burime.njerezore@akshi.gov.al brenda datës 12 Qershor 2024.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Këshilli i Ministrave

Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri

info@akshi.gov.al