Në datat 29 maj – 19 qershor. Ja hapat, që duhet të ndiqni!

Nga 29 maji, fermerët duhet të aplikojnë online vetëm në e-Albania, për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë, të vënë në dispozicion nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në ministrinë e Bujqësisë. Zyrtarisht, njoftohet se afati i fundit i aplikimit është data 19 qershor.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetin social facebook se procesi i aplikimeve nga ana e fermerëve është lehtësuar maksimalisht, duke ilustuar përmes një videoje procedurën e thjeshtë të aplikimit online në e-Albania. Procedurë, që sipas kryeministrit i jep fund njëherë e mirë “epokës” së rryshfeteve, dokumenteve në letër dhe pritjeve të gjata në sportelet fizike të institucioneve publike.

“Tani procesi është fare i lehtë, i thjeshtë! Pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, fermerët mund të aplikojnë përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt. Brenda pak minutash aplikimi shkon online pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë,” shkruan kryeministri në postimin e tij në facebook.
Si kryhet aplikimi online në e-Albania?

Për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, aplikimi online realizohet në katër hapa të thjeshtë:
Identifikohuni në platformën e-Albania si qytetar, duke vendosur numrin tuaj personal dhe fjalëkalimin;
Zgjidhni shërbimin elektronik “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët”;
Zgjidhini ju opsionet për llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën, si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni;
Pasi të keni plotësuar me kujdes të dhënat e kërkuara, klikoni butonin “Dërgo” dhe aplikimi juaj është kryer me sukses!

Përfitimet nga skema do të shpërndahen sipas kohës në të cilën dërgohen aplikimet, nën moton e spotit: “Kush aplikon i pari, përfiton i pari”!

Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët në e-Albania

📌Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët, tashmë në e-Albania.E gjithë procedura me vetëm 4 hapa të thjeshtë shpjeguar në këtë video.Aplikimet bëhen vetëm online në e-Albania nga data 29 maj deri më 19 qershor.Kush aplikon i pari, përfiton i pari! 😊

Posted by Linda Karçanaj on E mërkurë, 27 Maj 2020