“Leje qarkullimi për nevojat e subjektit” sipas 3 tipoligjive të biznesit

Nga sot, datë 26 prill, në platformën e-Albania është shtuar shërbimi më i ri elektronik “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”, që do të lehtësojë lëvizjen e punonjësve në bizneset e hapura, sipas profilit të tyre. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social facebook, ku përmes një video sqaruese mbi mënyrën sesi do të funksionojë ky shërbim i ri tha se tani bizneset do të aplikojnë online, pa asnjë vonesë, thjeshtë dhe shpejt, për t’u pajisur me “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”, e vlefshme për 7 ditë, nga momenti i aplikimit. 3 opsione të dedikuara për tipologji të ndryshme biznesesh:

1- “Leje për transport për stafin”; e cila do të mundësojë marrjen e lejes javore për qarkullimin e automjeteve (autobusë/furgona) të kompanive private, që kryejnë transportin e punonjësve për përshkimin e itinerarit: shtëpi-punë-shtëpi.

2-“Leje për qarkullim për nevojat e subjekteve”, që do të mundësojë pajisjen me leje javore në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00 të mëngjesit deri në 17.30 të pasdites për marrjen e shërbimeve të ndryshme private apo publike.

3-“Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve”, që parashikon pajisjen me leje javore pa limit dhe pa kufizime të ndalesave të ndërmjetme për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë në 24.

Në përshkrimin e shërbimit “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” në e-Albania, sqarohet gjithashtu se biznesi mund të marrë leje për aq mjete sa i shërbejnë vijimit normal të punës në aktivitetin e tij, mjafton që administratori i subjektit, gjatë aplikimit online, të deklarojë të dhënat e kërkuara të mjeteve, si: Targë, shasi, arsyen e lëvizjes dhe punonjësit, që do të lëvizin dhe leja do t’i dërgohet aplikuesit në kohë reale në mail-in dhe numrin e telefonit celular të regjistruar në portalin e-Albania.

Ata, që do të abuzojnë me lejet duke zgjedhur opsionin, që nuk i përket tipologjisë së biznesit të tyre, do të përballen me penalitete të ashpra, deri në bllokim të biznesit në sistem!

Videoja më poshtë ju sqaron hollësisht lidhur me hapat, që duhet të ndiqni për aplikim të saktë, për t’u pajisur online në e-Albania me “Leje qarkullimi për nevojat e subjektit”

Shërbim i ri në e-Albania për bizneset

📌Gati shërbimi që u krijon lehtësi lëvizjeje bizneseve të lejuara të ushtrojnë aktivitetin në këtë periudhë.📌”Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” me 3 seksione të dedikuara për biznesin.-Seksioni 1: Transport për staf-in me autobusë ose furgona, për kompanitë private-Seksioni 2: Lëvizje për të marrë shërbime private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30-Seksioni 3: Për bizneset, që ofrojnë shërbim 24/24 orë!📌Ky shërbim vlen edhe për institucionet shtetërore.📌 Procedurën e aplikimit dhe të gjitha detajet sqaruese i gjeni në videon e mëposhtme.

Posted by Linda Karçanaj on E hënë, 27 April 2020