Tjetër vlerësim ndërkombëtar për digjitalizimin në vend

 

Shqipëria është vendi i tetë në Europë dhe i nëntëmbëdhjeti në rang botëror, sipas një treguesi të ri të publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara për shërbimet publike digjitale

Vlerësimi vjen në publikimin e “Busullës së zhvillimit digjital”, i cili ka shfrytëzuar burimet e të dhënave të shteteve anëtare mbi digjitalizimin e vendit, të disponueshme publikisht, duke i grumbulluar, analizuar dhe bërë publike për herë të pare në këtë format.

Lidhur me nëntreguesin e shërbimeve publike digjitale Shqipëria vlerësohet në fazën 5, më e avancuara për transformimin; kulturë inovacioni dhe kodifikim në legjislacion. Renditet e 8-ta në Evropë nga 43 shtete dhe e 19-ta nga 191 shtete të marra në studim, nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

  1. Finlanda (5.8 pikë)
  2. Estonia
  3. Danimarka
  4. Spanja
  5. Polonia
  6. Austria
  7. Sllovenia
  8. Shqipëria (5.21 pikë)

Shqipëria renditet e 19-ta në botë nga 191 shtete të listuara për këtë tregues:

  1. Finlanda
  2. Kina
  3. Ermiratet e Bashkuara Arabe
  4. Singapori
  5. Qiproja
  6. Estonia
  7. Brazili
  8. India
  9. Zelanda e Re
  10. Kuvajti
  11. Danimarka
  12. Spanja
  13. Polonia
  14. Sllovenia
  15. Austria
  16. Urguaji
  17. Turqia
  18. Omani
  19. Shqipëria

Metodika e mbledhjes së të dhënave

Metodologjia e mbledhjes dhe analizës së të dhënave bazohet në skripte automatike që gjurmojnë dhe analizojnë materiale tekst, spreadsheets me të dhëna mbi vendet si dhe dokumente te tjera (si raporte pdf etj.), duke i konvertuar në formate machine-readable.

Nëpërmjet skripteve bëhet normalizimi i të dhënave sipas një liste të paracaktuar të OKB-së bazuar në shtete, rajone, nënrajone, të ardhura dhe kufi territorialë. Kodi dhe të dhënat janë transparente, të publikuara në GitHub.