NJOFTIMI I KONTRATËS
- Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor
Emri Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Adresa “Rruga Papa Gjon Pali II”, Nr.3, Tiranë.
Tel/Fax Tel +355 (0) 4. 2277750; Fax . +355 (0) 4. 2277764
E-mail prokurime.akshi@akshi.gov.al
Faqja e Internetit akshi.gov.al
- Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit”
- Objekti i kontratës “Mirëmbajtja e Infrastrukturës eGov dhe Platformës Qeveritare të Ndërveprimit”.
- Numri i referencës së procedurës: Urdhri i Prokurimit Nr.1 datë 18.05.2022
- Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 24 (njëzetë e katër) muaj mirëmbajtje.
- Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data: 17/06/2022 Ora:11:00.
Vendi: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
“Rruga Papa Gjon Pali II”, Nr.3, Tiranë.
- Procedurë e Klasifikuar si “sekret shtetëror” në nivelin “Sekret”.
Kjo procedurë prokurimi do të bëhet në mbështetje të Ligjit Nr.36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, Vendimit Nr.1170 datë 24.12.2020 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” dhe përfshin dy faza kryesore:
Faza 1 – Parakualifikimi:Kandidatët do të dorëzojnë dokumentat e kërkuara në DT. Autoriteti Kontraktor, do të shqyrtojë dokumentat e dorëzuara nga Kandidatët dhe do të vlerësojë nëse ky dokumentacion plotëson kërkesat e kualifikimit të përcaktura në dokumentat e tenderit.
Procesi i parakualifikimit do të bëhët duke u përqëndruar në vlerësimin e kushteve dhe aftësisë së kandidatëve për të zbatuar me saktësi kërkesat e vendosura nga AK.Kjo është faza përpara dërgimit të ftesës për ofertën përfundimtare. Para kualfikimi është proces i ndryshëm nga procedura e vlerësimit të ofertave.
Kriteret për përzgjedhjen në fazën e parë:
1.Kandidatët duhet të paraqesin Certifikatën e Sigurimit Industrial (CSI) jo më të ulët se niveli “Sekret”.
2.CSI duhet të jetë e vlefshme në momentin e prokurimit.
- Vlera e xhiros për të paktën një nga tre vitet e fundit nga data e publikimit duhet të jetë jo më e vogël se 40% e vlerës së fondit limit të kontratës që po prokurohet.
- Vertetim nga Administrata Tatimore per xhiron e realizuar gjate tre-viteve te fundit.
- Për të provuar përvojën e mëparshme, autoriteti kontraktor kërkon dëshmi për shërbimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit. Në çdo rast, vlera duhet të jetë jo më e vogël se 40% të vlerës së fondit limit që prokurohe
Në lidhje me pikën e mësipërme operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë:
-Kur shërbimi i së njëjtës natyre është realizuar me institucione shtetërore, Operatori ekonomik do ta vërtetoje duke paraqitur vërtetimin e lëshuar nga Institucioni shtetëror për realizimin e suksesshëm të kontratës.
Ose
-Kur shërbimi i së njëjtës natyre është realizuar me subjekte private Operatori ekonomik do ta vërtetoje këtë duke paraqitur faturat tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara.
6.Operatori ekonomik duhet te kete certifikimet ISO si me poshte:
- Operatori ekonomik duhet te jete i certifikuar sipas ISO 9001:2015 ose version me i perditesuar. Per plotesimin e kesaj kerkese ofertuesit duhet te paraqesin certifikaten perkatese e cila duhet te jete ne te njejten fushe me kategorine dhe specifiken e sherbimeve qe prokurohen.
- Operatori ekonomik duhet te jete i certifikuar sipas ISO 27001:2013 ose version me i perditesuar, për menaxhimin e sigurisë së informacionit. Per plotesimin e kesaj kerkese ofertuesit duhet te paraqesin certifikaten perkatese e cila duhet te jete ne te njejten fushe me kategorine dhe specifiken e sherbimeve qe prokurohen.
- Operatori ekonomik duhet te jete i certifikuar sipas ISO 20000-1: 2011 – për menaxhimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit ose version me i perditesuar. Per plotesimin e kesaj kerkese ofertuesit duhet te paraqesin certifikaten perkatese e cila duhet te jete ne te njejten fushe me kategorine dhe specifiken e sherbimeve qe prokurohen.
Certifikatat e mësipërme duhet të paraqiten origjinale ose kopje të noterizuara dhe , si dhe duhet të jenë të vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit. Nëse dokumentet janë në gjuhë të huaj, duhet të shoqërohen nga përkthimi në gjuhën shqipe, i noterizuar.
Formulari i kërkesës për pjesëmarrje duhet të plotësohet sipas formatit të dokumenteve të tenderit të publikuara në APP për DST të procedurës së prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë “Negocim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, shërbime”
Faza 2 – Ftesa për ofertë dhe vlerësimi: Autoriteti Kontraktor do të dërgojë ftesën për ofertën tek kandidatët të cilët janë përzgjedhur në fazën e para kualifikimit duke i ftuar të njihen me dokumentet e tenderit dhe në vijim të përgatisin dhe të dorëzojnë ofertat sipas përcaktimeve në DT.Ofertat do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga AK për të përcaktuar ofertën fituese.