Takim i krerëve të misioneve të BE-së me drejtuesit e inovacionit në vend

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ishte pjesë e një takimi, mes palës shqiptare dhe drejtuesve të misioneve të Bashkimit Europian në Tiranë, ku u shkëmbyen ide lidhur me planet e qeverisë shqiptare për shërbimet online dhe progresin e digjitalizimit.

Në takim, ku ishin të pranishme edhe ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve dhe Drejtores së Agjencisë për Dialog & Bashkëqeverisje, Eridana Cano, u diskutua gjerësisht procesi i digjitalizimit, si një mjet i fuqishëm për ofrimin me transparencë dhe efikasitet të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset vendase.

Theks i veçantë, iu dha rëndësisë së ruajtjes së një qasjeje gjithëpërfshirëse për të kapërcyer ndarjet që sjell digjitalizimi dhe për t’u kujdesur për grupet më vulnerabël. Miratimi i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave mbetet prioritet kyç.