Drejtor, pranë Drejtorisë Juridike dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK

Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 174 datë 24.12.2019 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Drejtor, pranë Drejtorisë Juridike dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe procedurave në fushën e marrëdhënieve të punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe gjyqësore;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience pune;
  • Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( II-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 11.05.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

  • Kërkesë për aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Të paktën një letër rekomandimi;
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).